Hamasi distancohet nga propozimi i Presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim 60-ditor në Gaza, duke kërkuar një marrëveshje që do të çojë në një fund të plotë të luftës.
Hamasi tha se është i gatshëm të shqyrtojë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, por nuk pranon propozimin e paraqitur nga presidenti amerikan, i cili sipas tij ishte pranuar nga Izraeli. Hamasi kërkon propozim që çon në fund të luftës
Zyrtari i Hamasit, Taher al-Nuno, deklaroi se grupi është “i gatshëm dhe serioz për arritjen e një marrëveshjeje”, por theksoi se çdo armëpushim duhet të sjellë një përfundim të qartë dhe të përhershëm të konfliktit.
Ndërkohë, Izraeli refuzon të pranojë fund të luftës pa mposhtjen e Hamasit, duke theksuar se nuk do të ndalojë operacionet ushtarake deri atëherë.
Një delegacion i Hamasit pritet të takohet të mërkurën në Kajro me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë për të diskutuar më tej propozimin.
