Një aksion i befasishëm ka ndodhur mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “ Bankers” nẽ Fier, e cila operon prej vitesh në fushën naftënxjerrëse të Marinzës. Disa automjete luksoze me targa shqiptare e të huaja ndodhen jashtë godinës së kompanisë, ndërsa brenda murit rrethues ndodhet një fugon i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim – Taksave. Burime kofidenciale bëjnë me dije se ky kontroll dyshohet të ketë lidhje me një borxh që kompania i ka shtetit.Ende nuk ka asnjẽ reagim zyrtar.
Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier, dyshohet për borxhe ndaj shtetit
