Turisti tjetër është dërguar në spitalin e Pukës, ku po merr ndihmën e nevojshme
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Arrëz-Kryezi, ku një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy turistë me origjinë nga Sllovenia, të cilët po udhëtonin me motor. Gjatë rrugës, ata janë përplasur me një automjet dhe për pasojë, ka mbetur i vdekur një 63-vjeçar, rrugës për në spital. Turisti tjetër është dërguar në spitalin e Pukës, ku po merr ndihmën e nevojshme.
Në vendngjarje ndodhet policia, teksa ende nuk dihen shkaqet që sollën aksidentin.
