Skip to content

Bujqësia dhe zhvillimi rural, Rama mban fjalën përmbyllëse

Kryeministri Edi Rama mbajti në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi për një urë të re komunikimi në funksion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE.

Ai u kërkoi bashkive të legalizojnë të gjitha strukturat prodhuese në zonat rurale.

“Legalizim të strukturave prodhuese, që është problem një pjesë dhe është një problem që ka implikime të rënda, sepse bën të pamundur aksesin në kredi marrje, në fondet  mbështetjes, qoftë nga financimet evropiane apo ato të brendshëm, bën të pamundur aksesin në të gjithë ato instrumente, pa të cilat  është e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen. Ne mund të dalim me një vendim dhe t’i kërkojmë kadastrës, që në bashkëpunim, ose më saktë ti kërkojmë bashkive që të bëjnë legalizimet e menjëhershëm të të gjitha strukturave prodhuese në hapësirat rurale, ia vlente ky diskutim Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe duhet tua përcjellim strukturave vendore domosdoshmërinë që brenda muajit gusht që të përcjellin ën Kadastrës të gjitha procedurat. Që ngas tallat deri të strukturat e përpunimit dhe kështu me radhë”, tha Rama.