Skip to content

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Nevaldo Hajdarajt, mbetet dënimi me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, i dënuar me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës më 8 dhjetor 2020. Me këtë vendim, mbetet në fuqi dënimi i dhënë nga shkalla e dytë e gjyqësorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur Hajdaraj qëlloi Rashën nga një distancë rreth 5 metrash. Pamjet e kamerave të sigurisë ishin vendimtare për hetimin, pasi tregonin qartë momentin kur ish-polici pozicionohej dhe qëllonte drejt viktimës, i cili ishte duke u larguar me vrap.

Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi reagim të gjerë shoqëror dhe politik, duke çuar në protesta masive dhe më pas në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.