Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ripërtypësve të vegjël (dhenve dhe dhive) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizreni.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar rastin e parë të sëmundjes PPR (Murtaja e Ripërtypësve të Vegjël) në një fermë në fshatin Landovicë, komuna e Prizrenit.
Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka konfirmuar praninë e virusit, ndërsa mostrat nga fermat përreth kanë rezultuar negative.
Agjencia ka nxjerrë vendim për masa të përgjithshme që parandalojnë përhapjen e sëmundjes në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë ndalimin e lëvizjes dhe tregtimit të deleve dhe dhive, si dhe detyrimin për njoftim të menjëhershëm të rasteve të dyshuara.
PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë, me simptoma si temperaturë e lartë, kollitje, diarre dhe pneumoni, duke shkaktuar dëme të mëdha në blegtori.
Sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik.
Vendimi që zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës:
Masat e përgjithshme:
a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen;
b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,
c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,
d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;
e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;
f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar
g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes;
Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.
Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025.
