Skip to content

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Një hetim i Associated Press ka zbuluar se personeli i sigurisë që ruan qendrat e shpërndarjes së ndihmës së Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) – më shumë e më qartë, një poshtërsi vrasëse amerikan-izraelite – po përdor plumba, granata zhurmuese dhe sprej me piper kundër palestinezëve që kërkojnë ushqim, edhe kur nuk ka kërcënim.

“Personeli i sigurisë i punësuar shpesh është i patrajnuar, i paverifikuar, i armatosur rëndë dhe duket se ka licencë të hapur për të bërë çfarë të dëshirojë”, thuhet në raport.

Sipas AP, e cila citoi burime që punojnë me GHF, ushtria izraelite përdor sistemin e shpërndarjes për të mbledhur informacion.

Burimet thanë se kamerat monitorojnë shpërndarjen në çdo vendndodhje dhe se analistët amerikanë dhe ushtarët izraelitë ulen në një dhomë kontrolli ku pamjet shfaqen në kohë reale. Një burim tha se disa nga kamerat janë të pajisura me softuer për njohjen e fytyrës.

Javën e kaluar, një hetim special nga gazeta izraelite Haaretz publikoi dëshmi nga ushtarë izraelitë të cilët zbuluan se ushtria i urdhëroi ata të qëllonin qëllimisht njerëz të paarmatosur në Gaza, ndërsa ata prisnin ndihmë humanitare. /tesheshi.com/