Analisti Lorenc Vangjeli komentoi në Log, News 24 debatin e verës mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit anglez Nigel Farage për numrin e kriminelëve shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe.
Vangjeli thotë se në Britani është krijuar miti i shqiptarit kriminel dhe bandit, kjo edhe për shkak të reklamimit të jetës luksoze në rrjete sociale.
Më tej, Vangjeli thekson se si Rama ashtu dhe Farage e yshtin këtë debat, pasi të dy janë populistë. Vangjeli shton se debati do mbyllet shpejt me një situatë ëin-ëin, nga të dy palët.
Lorenc Vangjeli: Ke ato fotot e IA kisha dëshira të thoja diçka. Duket sikur i ka dalë subkoshienca në foto. Nëse e shikoni ai është mbuluar me flamurin britanik kurse partneri është me flamurin shqiptar. Kjo është sëmundje e vjetër e njerëzve që drejtojnë këtë, i duket Shqipëria si një xhaketë që i rri ngushtë. Sikur të udhëhiqja Britaninë nuk do ishte ai vendi me mjegull.
Ky debat duket si i krijuar nga hiçi. Nuk bihet dakord sa është prania reale e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. është radha e shqiptarëve. Është krijuar miti i shqiptari bandit dhe kriminel, dikur ka qenë e somalezëve, indianëve, polakëve. Tani është radha e shqiptarëve, banditi shqiptar ka një tipologji të veçantë. Ai nuk i quan paratë nëse nuk i hedh në Instagram, nëse nuk i konverton në makina të zhurmshëm, vila, pushime. E bën të dukshme. Krimi shqiptar është i dhunshëm, i egër. Është ende në adoleshencë.
3 dekada krim kemi. Është edhe budalla. Banditi shqiptar është me xhaketë të kuqe, me atlete dhe bluzë të bardhë. Pjesa tjetër është me kravatë, e padukshëm dhe nuk përfundon në statistikë. Thelbi i debatit është një çik provincial. Rama dhe Farage, kanë disa gjëra të përbashkëta. Të dy janë populist, narcizistë të dy e yshtin këtë debat. Rama e ka me qejf të dali në median ndërkombëtare. Tjetri luftën ndaj emigracionit e ka gur themel.
Rama do thotë nga ishulli na erdhi një turist. Ai tjetri do thotë nga vendi që eksporton banditë shkova për të thënë të vërtetën. Win-Win.



