Skip to content

Aksidenti tragjik në Shkodër-Lezhë/ Humb jetën 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij

Screenshot 1 13

Një 37-vjeçar ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur pak më parë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”.

Gjithashtu bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe gruaja dhe dy fëmijët e 37-vjeçarit.

Sipas të dhënave paraprake, një kamion i drejtuar nga 42-vjeçari me iniciale T.K. dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një automjet tjetër dhe më pas është përplasur edhe me makinën që drejtohej nga 37-vjeçari Gjin Bzhangaj.

Gjin Bzhangaj ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 32-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

640 0 1747214818xambulanca 1 780x405 1 545 1