Skip to content

Hamasi shqyrton propozimin e SHBA-së për armëpushim: 40 të vrarë sot nga zjarri izraelit

hamas1 1

Hamasi njofton se po shqyrton një propozim për armëpushim përpara vizitës së Netanyahut në Uashington

Hamasi tha se ka zhvilluar konsultime me lëvizje të tjera palestineze mbi një propozim për armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës, ku Mbrojtja Civile raportoi 40 vdekje të reja nga zjarri dhe bastisjet izraelite . Njoftimi i Hamasit vjen përpara vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington të hënën për t’u takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili po shtyn për një armëpushim në enklavën palestineze që është shkatërruar pothuajse plotësisht pas gati 21 muajsh lufte. “Ne po zhvillojmë konsultime me krerët e fraksioneve palestineze mbi propozimin” e dërguar nga ndërmjetësit, tha lëvizja islamiste palestineze Hamas, sulmi i paprecedentë i së cilës ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën. Sipas një burimi palestinez, ky propozim “përfshin një armëpushim 60-ditor” gjatë të cilit Hamasi do të lironte gjysmën e pengjeve të mbetura izraelite në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Një burim pranë Hamasit tha të enjten se organizata palestineze kishte kërkuar garanci se propozimi do t’i jepte fund luftës në Gaza. Trump siguroi të martën se Izraeli kishte rënë dakord të hartonte kushtet e armëpushimit dhe i bëri thirrje Hamasit ta pranonte atë, duke thënë se një marrëveshje ishte afër.

40 të vdekur
Ndërkohë, ushtria izraelite vazhdon sulmin e saj ndaj enklavës bregdetare palestineze të rrethuar, ku të paktën 40 palestinezë u vranë sot, përfshirë pesë nga të shtënat me armë zjarri ndërsa prisnin të merrnin ndihmë humanitare, sipas Mbrojtjes Civile.

Palestinezë të tjerë, përfshirë fëmijë, u vranë në sulmet ajrore në kampet me tendë që strehonin njerëz të zhvendosur pranë Khan Yunis, sipas Mbrojtjes Civile.

Ushtria izraelite, e kontaktuar nga AFP, tha se nuk ishte në gjendje të komentonte mbi sulme specifike për shkak të mungesës së koordinatave të sakta, por shtoi se po “kryente operacione për të çmontuar aftësitë ushtarake të Hamasit”.

Të mërkurën, Netanyahu përsëriti se do ta shkatërronte Hamasin. “Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të ketë Hamastan. Ne nuk do të kthehemi më tek kjo. Ka mbaruar”, tha Netanyahu pasi Trump tha se Izraeli kishte pranuar propozimin për armëpushim.

Përshtati në Shqip S