Skip to content

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati është takuar me Sekretarin Amerikan te Shtetit Marco Rubio, gjate festimeve te Dites së Pavarësisë. Bushati ka bere me dije se e ka ftuar Marco Rubion, në emër të kryeministrit Edi Rama të vizitojë Tiranën.

“E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza, mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”, shkruan Bushati.

Siç bën me dije ambasadori, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë, një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hagë.

“4 Korriku nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë”, shkruan Bushati më tej.

“Secretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve 🇦🇱.
Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:

•Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane🇺🇸: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.

•E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU 🇪🇺 “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.

•Secretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të njgjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.

4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë”- thekson Bushati.

 

“”