Skip to content

Tiranë/ Arrestime dhe procedime penale për një sërë veprash penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. Ç., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kanabisi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 30 vjeç, pasi në rrjetin social ka hapur një profil fals me të dhënat e një 23-vjeçareje, duke e përndjekur në mënyrë të vazhdueshme;
-shpallën në kërkim shtetasin K. M., 34 vjeç, pasi në rrjetin social ka hapur një profil fals me të dhënat e një 35-vjeçareje, duke e përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. G., 32 vjeç dhe Xh. Ç., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-L. P., 28 vjeçe, pasi në Rrugën e Dafinave, për motive të dobëta, dyshohet se ka thyer xhamin e një subjekti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. P., 46 vjeçe, pasi në rrugën “Reshit Çollaku”, për motive të dobëta, ka dëmtuar dy objekte dekorative në subjektin e shtetases A. J;
-shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 42 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi E. M, se ky shtetas në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
-shpallën në kërkim shtetasin F. D., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një 30-vjeçar, bazuar në kallëzimin e këtij të fundit.Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. P., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmim seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. H., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shkop shufër si të policisë.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin F. K., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje;
-arrestuan shtetasin A. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se automjeti të cilin e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues E. D. Nga përplasja janë shkaktuar vetë dëme materiale;
-arrestuan shtetasen I. B., 46 vjeçe, pasi dyshohet se automjeti të cilin e drejtonte në gjendje të dehur ka shkaktuar një përplasje me dëme materiale.

-Më datë 04.07.2025, shtetasi M. Gj., 30 vjeç, kallzon se është kanosur në rrjete sociale si dhe i shpërndarë fotografitë dhe gjeneralitetet e tij. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastet dhe kapjen/identifikimin e autorit të dyshuar.

-Më datë 04.07.2025, në rrugën ‘’Studenti’’, dyshohet se në gjëndje të rënduar psikologjike, ka konsumuar mbidozë medikamentesh shtetasja S. S., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

-Më datë 04.07.2025, shtetasja E. K, ka kallëzuar se më datë 01.07.2025, i është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi R. K., 48 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

-Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.