Skip to content

Ndalohet nënkomisari në Elbasan, jepte para me fajde dhe kërcënonte “borxhlinjtë” për t’ia kthyer! I sekuestrohen 5 makina

IMG 5656

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar Nënkomisarin Edison Pema, i cili shërbente në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.

Pema dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Pas hetimeve, u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

8b2c57a6 b0b4 44b4 8aec f751f6fef78f 1