Skip to content

Video/Zjarr në Mbrakull, Poliçan – Shkrumbohet një sipërfaqe e madhe me pisha

21404a65468c627114f367e9b0e945f8 1

Poliçan, 6 Korrik 2025Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Mbrakull, në Njësinë Administrative me të njëjtin emër, duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Flakët, të nxitura nga temperaturat e larta dhe era, janë përhapur me shpejtësi dhe aktualisht janë ende aktive në disa zona të pyllit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës i Poliçanit ka ndërhyrë në terren për të lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Sipas autoriteteve në vendngjarje, terreni i thepisur malor ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Burime nga shërbimi zjarrfikës konfirmojnë se shkaktarët kryesorë të zjarrit janë temperaturat shumë të larta të ditëve të fundit. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë me intensitet.