Skip to content

Berat : Zjarr në fshatin Virjon, Njësia Administrative Otllak – Situata paraqitet si në (VIDEO)

39584da62602ee8934edd2454ba10895

Berat, 6 Korrik 2025Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në fshatin Virjon, pjesë e Njësisë Administrative Otllak, në Bashkinë Berat.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëputje në linjën elektrike, që më pas ka përfshirë një sipërfaqe me pemëtari.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimi zjarrfikës i Beratit ka ndërhyrë me 2 mjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë, duke arritur të lokalizojë dhe neutralizojë flakët në kohë rekord.

Falë reagimit të shpejtë është bërë i mundur shmangia e përhapjes së zjarrit drejt 3 banesave të afërta si dhe parcelave të tjera me pemë frutore.

Dëmet e shkaktuara:

  • Sipërfaqja e djegur: 0.2 hektarë

  • Kultura e prekur: pemë frutore si shegë, pjeshkë dhe kumbulla

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz apo banesa të dëmtuara.

Autoritetet lokale janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të monitoruar çdo mundësi rindezjeje.