Një zjarr ka rënë sot në një pemtore në lagjen Virjon të fshatit Ullinjas, Njësia Administrative Otllak, Bashkia Berat. Zjarri është raportuar në orën 11:20 dhe është neutralizuar plotësisht rreth orës 11:53, falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës.
Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej rreth 0.2 hektarësh pemtore, ku dëmet kanë qenë kryesisht në bimësinë barishtore. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz apo objekte të tjera.
Në aksionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 6 efektivë zjarrfikës me 1 mjet të MZSH Dimal dhe 3 forca vullnetare.
Sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit dyshohet të jetë këputja e telave të energjisë elektrike me tension të ulët, e cila ka shkaktuar përhapjen e flakëve në zonën përreth.
Autoritetet po vijojnë vlerësimin e plotë të situatës dhe u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në sezonin e verës për të shmangur rrezikun e zjarreve në natyrë.
