Skip to content

Aksident në Vlorë – Fier/ Përmbyset makina, një i plagosur rëndë

aksident makine kanal 750x429 1

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Vlorë – Fier, pranë fshatit Novoselë.

Në makinën e cila u përmbys udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.