Skip to content

E rëndë në Kolonjë, gjendet i dekompozuar trupi i një personi pranë një stacionit elektrik

Është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu pasditen e sotme afër stacionit elektrik në fshatin Shtikë të Kolonjës.

Sipas informacioneve paraprakë, dyshohet se viktima është mashkull, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Mësohet se në trupin tij nuk ka dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe mendohet se trupi ka rreth 6 muaj në zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“”