Skip to content

Aksident me vdekje në Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj

9a37d605 8626 431e b3fe 485ae424be68 1 750x375 1

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gjadës.

Një turist i huaj ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një automjet.

Si pasojë turisti ka humbur jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.