Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i identifikuar si E. B., i dyshuar për dy vepra penale: “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.
Sipas njoftimit zyrtar të Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve, E. B. akuzohet se ka dhunuar shokun e tij të dhomës, shtetasin A. Ll., në banesën ku jetonin bashkë. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesë një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe fara të kësaj bime.
Ndërkohë, po gjatë operacioneve të fundit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit ndaluan edhe M. L., 20 vjeç, banues në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr”.
