Skip to content

Jo më monopatina dhe skutera në sheshet dhe pedonalet e Tiranës! Zbardhet nisma e bashkisë

edhdr sd

Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake të Tiranës do t’i dërgojë Këshillit Bashkiak

Monopatinat dhe skuterat elektrike do të ndalohen të qarkullojnë në sheshet publike dhe pedonalet e Tiranës.

Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake të Tiranës do t’i dërgojë Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake të Tiranës, të cilën kam nderin ta drejtoj, do t’i propozojë Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke marrë shkas nga diskutimet e sotme në një forum të thirrur për këtë qellim. Në forum morën pjesë përfaqësues të prindërve, shkollave, Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit, si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.

Në forum u diskutua gjithashtu për nevojën e një fushatë të gjerë sensibilizimi me përdoruesit e këtyre mjeteve dhe prindërit e fëmijët. Gjithashtu u theksua nevoja për rregullime të tjera ligjore për disiplinimin e përdorimit dhe qarkullimit me këto mjete”, tha Silda Cepe Anagnosti, Kryetare e Aleancës së Grave Këshilltare.

Në disa raste, këto mjete që janë futur së fundmi në përdorim, janë kthyer në burim aksidentesh për shkak të mungesës se korsive të dedikuara, por dhe pakujdesisë së qytetarëve.