Skip to content

Incident në Theth! Sulm me molotovë ndaj fadromës së IKMT

IMG 3829

Një tjetër incident raportohet nga Thethi, në vazhdën e prishjes së ndërtimeve pa leje.

Edhe ditën e sotme kanë vijuar përplasjet mes banorëve të Thethit dhe policisë, në tentativë për të penguar prishjen e ndërtimeve pa leje.

Situata raportohet se është përshkallëzuar, pasi disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, teksa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar

policia është në ndjekje të autorëve