Skip to content

Rama u vendosi ULTIMATUM për shkarkimin e nënkryebashkiakëve, Fisnik Qosja: Nuk dëgjoj urdhrat politikë!

68712bdbec6e99885458 1

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Durrës të gjithë kryetarët e bashkive, duke u dhënë një ultimatum që deri të hënën të shkarkojnë të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive.

Ky vendim ka hasur në kundërshtimin e hapur të disa kryebashkiakëve. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, është shprehur se nuk do të zbatojë urdhrin, duke theksuar se nuk shkarkon njerëz vetëm sepse e kërkon kryeministri. “Nuk dëgjoj urdhrat politikë,” tha ai, duke e cilësuar qëndrimin e tij si një parim kundër ndërhyrjeve politike.

Më i moderuar në ton ishte kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i cili u shpreh se nënkryetarët e bashkisë që ai drejton janë të rinj në detyrë dhe se do t’i testojë përpara se të marrë një vendim për shkarkimin e tyre.

Ultimatumi i Ramës vjen si pjesë e një aksioni për riorganizimin dhe, sipas tij, përmirësimin e administratës vendore.