Skip to content

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Një bombël gazi ka shpërthyer rreth orës 17:55 në lagjen “Partizani” të Shkodrës, në banesën e shtetasit A. J. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.