Skip to content

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se ishte në dijeni të raporteve për vdekjen e një qytetari amerikan në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, pasi dolën akuza se kolonët izraelitë rrahën për vdekje një palestinez me shtetësi amerikane.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar ministrinë lokale të shëndetësisë, raportoi se Saif al-Din Kamel Abdul Karim Musallat, i cili ishte në të njëzetat, vdiq pasi u rrah nga kolonët izraelitë të premten në mbrëmje në një sulm që plagosi 10 të tjerë në qytetin në veri të Ramallahut.

Një burim mjekësor palestinez tha se një person tjetër u gjet i vdekur në zonë. Ministria Palestineze e Shëndetësisë nuk komentoi menjëherë mbi raportet.

Të afërmit e Musallat, i cili ishte nga Tampa, Florida, i thanë Ëashington Post se ai u rrah për vdekje nga kolonët izraelitë.

“Jemi në dijeni të raporteve për vdekjen e një qytetari amerikan në Bregun Perëndimor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “nga respekti për privatësinë e familjes dhe të dashurve” nuk do të ketë komente të mëtejshme.

Ushtria izraelite tha se po hetonte incidentin në qytetin Sinjil. Ata thonë se përleshjet midis palestinezëve dhe kolonëve shpërthyen pasi palestinezët hodhën gurë drejt izraelitëve, me disa të plagosur lehtë, raporton Reuters.

Ushtria shtoi se forcat u dërguan në vendngjarje dhe përdorën armë jo-vdekjeprurëse për të shpërndarë turmën.