Skip to content

Edi Paloka kundër deklaratës së policisë: “Thonë s’u hodh asnjë molotov ndaj fadromave… apo…?”

Ish-deputeti Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit, e cila pretendon se gjatë protestës nuk është hedhur asnjë molotov ndaj fadromave. Në një postim ironik, Paloka ngre dyshime mbi vërtetësinë e deklaratës:

“Policia në deklaratë zyrtare sikur tha që nuk është hedhur asnjë molotov ndaj fadromave… apo…, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se realiteti në terren ishte ndryshe nga sa paraqitet zyrtarisht.

Reagimi i tij vjen në një kohë tensionesh dhe akuzash për përdorim disproporcional të forcës nga ana e policisë ndaj protestuesve në Theth.