Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në orët e para të ditës së diel në fshatin Palokastër, në Gjirokastër, duke rrezikuar banesat e zonës. Flakët u shfaqën në një sipërfaqe me shkurre në hyrje të fshatit dhe u përhapën me shpejtësi, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve.
Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse, zjarri u vu nën kontroll dhe u izolua pa shkaktuar dëme të tjera në njerëz apo prona. Pavarësisht se zjarri ishte në një terren të vështirë dhe afër banesave, ekipet zjarrfikëse arritën të parandalonin çdo pasojë më të rëndë.
Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Gjirokastër ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët për të parandaluar ndezjen e zjarreve.
