Një aksident i rëndë është regjistruar një ditë më parë në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, ku një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
19-vjeçari është vënë ditën e sotme në pranga. Nga aksidenti humbi jetën një nga pasagjerët në automjet, 18-vjeçari me iniciale E.B. Ndërkohë pasagjeri tjetët dhe shoferi u dërguan në spital për ndihmë mjekësorë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
– arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë-Durres”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durres, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjes, te cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
