Skip to content

Aksident në rrugën e Arbrit/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

640 0 5fb8ebdd57d3c5bcc383be18b0111b60

Një aksident i frikshëm është shënuar pasditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve të mjeteve, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.