Një turist kroat, është aksidentuar ditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.
Moshohet se 58-vjeçari Dusko Jovanovic është lënduar dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:25, në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
