Skip to content

Zjarri në hyrje të fshatit Palokastër, flakët vihen nën kontroll

Një vatër zjarri u raportua në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të fshatit Palokastër, në qarkun e Gjirokastrës.

Mësohet se njoftimi u dha nga një banor i zonës, çka mundësoi reagimin e menjëhershëm të shërbimeve të emergjencës.

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse u paraqitën në zonë duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve që rrezikonin zonën përreth.

Fatmirësisht, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo në pronë.

 

“”