Skip to content

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur aludimeve publike në lidhje me pretendimet që pas shembjeve në Theth, fshihet skenari për ndërtimin e resorteve.

Kryeministri e ka hedhur poshtë kategorikisht këtë teori, duke theksuar se nuk do të lejohen ndërtime apo resorte turistike.

“Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie. Ne do vazhdojmë t’i mbështesim të gjithë ata njerëz që kanë prona nëpër male. Madje kemi bërë dhe paketën e maleve. Por teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që kjo po bëhet në gjithë Shqipërinë”, theksoi kreu i qeverisë.