Skip to content

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Beratit/ Kërkohet dorëheqja e nënkryetarëve të Bashkisë, kryetarëve të rajoneve dhe administratorëve

640 0 1679946612xbashkia berat 570

Një valë shkarkimesh ka përfshirë ditën e sotme Bashkinë e Beratit. Burime pranë institucionit bëjnë me dije se është kërkuar dorëheqja e të gjithë nënkryetarëve të bashkisë, kryetarëve të rajoneve dhe administratorëve të njësive vendore. Lëvizja vjen si pjesë e një riorganizimi të brendshëm, që synon, sipas burimeve, rritjen e efikasitetit në shërbimin ndaj qytetarëve dhe përgatitjen për projekte të reja zhvillimi.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga kryetari i komanduar i Bashkisë, ndërkohë që emrat e pasardhësve pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim.