Skip to content

VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë

Policia Rrugore duket se ka “rënduar dorën” me gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve gjatë kësaj jave, ku ka vendosur mbi 3 mijë masa administrative.

Për të evidentuar sjelljet e rrezikshme dhe shpejtësinë, “Rrugorja” ka përdorur dy dronë dhe tre radarë Poliscan.

Përmes një komunikate për mediat, Policia Rrugore bën me dije se ka vendosur më konkretisht këto gjoba:

  • 765 masa administrative për parakalime të gabuara;
  • 423 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit;
  • 876 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 1 121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • 128 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit.