“Parkimi i dyfishtë po bllokon qarkullimin”- Eksperti rrugor: Duhen masa më të ashpra

Eksperti rrugor, Islam Qibini, foli në News 24 lidhur me masat e reja për ndëshkimin e parkimeve të dyfishta dhe sjelljeve të tjera të rrezikshme në trafik, duke kërkuar një qasje më të fortë nga autoritetet dhe ndryshime në kuadrin ligjor.

Ai theksoi se përveç parkimeve të dyfishta, problematike janë edhe rastet e ndalimit mbi vijat e bardha, në korsitë e biçikletave, në trotuare apo në vendqëndrimet e autobusëve, të gjitha këto duke penguar ndjeshëm qarkullimin dhe duke vënë në rrezik sigurinë.

Qibini sugjeroi që përpara se të aplikohet masa penale, të zbatohen më mirë.

Islam Qibini: Kur ti ke bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve të tjera. Nëse ti e ke vënë paralelisht me një mjet tjetër dhe drejtuesi tjetër do që të dalë por nuk e gjen dot drejtuesin, do ndëshkohet dhe është ky nen që e parashikon. Përveç kësaj, duhet parë dhe në një këndvështrim tjetër, kalimin në vijat e bardha, kalimi në korsinë e biçikletave, parkimin në trotuar, në vendqëndrimin e autobusëve, janë disa parkime që krijojnë problematikë për mjetet e tjera.

Para se të kalosh në masë të ashpër. Ka masa të tjera. Mund të ketë efekt masë administrative, gjobë, bllokim automjeti. Duhen ndryshime në dispozitat. Duhen që masat administrative të jenë më të ashpër. Këto kundravajtje ka masa të tjera më të zbutura. Në rast se bën dokumentacionin dhe e çon në prokurori nuk dihet si shkon.

“”