Skip to content

“Tregtia e qumështit, mishit dhe bulmetit pa fatura kërcënon shëndetin e konsumatorëve”- Rama publikon pamjet e produkteve të bllokuara

MixCollage 14 Jul 2025 03 45 PM 6285

Sot (14 korrik) nisi aksioni në mbarë vendin për sekuestrimin e produkteve të bulmetit, qumështit dhe mishit që tregtohen pa fatura.

Ashtu sikur se e paralajmëroi vetë kryeministri, nga sot grupet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dolën në terren për të kontrolluar dyqanet dhe për të konstatuar shkelje të mundshme.

Lidhur me aksionin kryeministri Edi Rama publikoi më herët në rrjetin e tij social në Facebook pamje të produkteve të bllokuara.

“Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cënon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër

Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë”, shkruan kryeministri në Facebook.

“”