Skip to content

22-vjeçari nga Franca përplas makinën në Sarandë/ Drejtonte në gjendje të dehur

Një 22-vjeçar banues në Francë ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Raportohet se i riu me inicialet S.B., humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemët në anë të rrugës ‘Skënderbeu’ gjatë orëve të natës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.