“Ky vend nuk është asnjëherë i mërzitshëm, mbi të gjitha arrin të prodhojë një sasi lajmesh që…”

Iftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Flavio Qarri. Gazetari i njohur ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ngjarjet e rëndësishme të javës si aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe deklaratat më të bujshme si ajo e Gerta Gixharit apo modeles së “She’s On Top” për librin të cilin e përdorte si aksesor, InstaStory i komentuar i Elona Duros dhe jo vetëm kaq.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në vendin tonë që kanë tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve, Flavio u shpreh se:

Ky vend nuk është asnjëherë i mërzitshëm, mbi të gjitha arrin të prodhojë një sasi lajmesh që është pak më shumë se çfarë mundet publiku që të konsumojë. Ky inflacion skandali e bën pak të vështirë dhe mbajtjen e një qëndrimi dhe vënien e një kufiri, për këtë arsye gjëja shkon gjithmonë e më keq. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re