Skip to content

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

Zjarri në fshatin Drenovë, në njësinë administrative Qendër Dukas të bashkisë Mallakastër, është përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke marrë përmasa serioze.

Sipas raportimeve zyrtare, flakët po i afrohen një nënstacioni elektrik, duke rritur ndjeshëm rrezikun për dëme në infrastrukturën energjetike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e emergjencës, të cilat janë përqendruar pranë nënstacionit me qëllim neutralizimin e flakëve, që po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor.

Zjarri në këtë zonë ishte riaktivizuar më 14 korrik dhe ka përfshirë deri më tani rreth 110 hektarë me shkurre, ferra dhe pyll pishe. Gjithashtu, janë djegur mbi 1000 rrënjë ullinj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për banorët dhe mjedisin.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë dhe po vlerësojnë çdo rrezik të mundshëm për përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara apo objekteve strategjike.

Kjo vater zjarri rrezikon nënstacion elektrik, që furnizon puzet e naftës me energji, dhe fshatin Drenovë, ne keto kushte mjeti Mzsh Mallakastër është stacionuar pranë nenctacioni elektrik