Kujtojmë që kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar ditën e sotme në spitalin e Durrësit, në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Burime nga media të ndryshme, bëjnë me dije se kryebashkiaku i është nënshtruar disa analizave dhe më pas është larguar nga ambientet e spitalit. Sipas të njëjtave burime, kryebashkiaku u shoqërua nga forcat qendrore të policisë së burgjeve dhe jo ato të këtij burgu.
Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan. Gjithashtu edhe kërkesat e tjera të Veliajt në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për lirim nga burgu janë rrëzuar.
