Skip to content

Situata me zjarret/ Vijon ‘lufta’ me flakët, Emergjencat Civile: Janë raportuar 18 vatra zjarri, 8 ende aktive

640 0 1752429274xzjarr drenove 778

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  • Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet kontrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të vijojnë ndërhyrjet sipas nevojës.

  • Në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.

  • Në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq.

  • Në vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës.

  • Në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan.

  • Në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë.

  • Në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr.6, bashkia Tiranë.

  • Në lagjen Nr.5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë.

  • Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër.

  • Në fshatin Radanj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër

  • Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

  • Në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit, i cili ishte riaktivizuar më 13.07.2025. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin e sotëm marrin pjesë rreth 35 forca operacionale.

Qarku Fier

  • Në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar më 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër me 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Qarku Vlorë

  • Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Gjirokastër

  • Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Elbasan

  • Në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

  • Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

  • Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1 automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu, në operacionet e ditës së sotme marrin pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse.