Skip to content

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Një zjarr përfshiu kodrat e fshatit Borsh një ditë parë.

Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikëses bëri të mundur neutralizimin e flakëve.

Blutë kanë ndaluar personin i cili dyshohet se vuri zjarrin.

Sipas burimeve bëhet  me dije se piromani është identifikuar si Madrit Kosta, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.