Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 27 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 24 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Shtetasi K. Z. u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Nga kontrolli i ushtruar, pasagjerit në automjetin e tij shtetasit R. B., iu gjet një sasi e vogël e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u ushtrua kontroll në banesat e të dy shtetasve, ku në banesën e shtetasit K. Z., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 40 vjeç, O. F., 22 vjeç, K. J., 21 vjeç, L. H., 30 vjeç, të katërt banues në Berat, pasi pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur nëpërmjet telefonit njëri-tjetrin.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. D., 36 vjeç, banues në fshatin “Vokopolë”, Dimal, pasi në fshatin Vokopolë dyshohet se ka ndezur zjarr, i cili ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur rreth 3000 rrënjë ullinj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.
