Skip to content

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Një 32-vjeçar ka humbur jetën në Lezhë. Sipas policisë, i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka rënë nga skela duke ndërruar jetë.

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.