Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Tirana, përkatësisht në një kompleks pallatesh në zonën e rrugës së Kavajës, ku flet për lirimin e hapësirave publike. Rama, ka paralajmëruar pronarët që kanë hequr materialet nga territor publik që t’i largojnë ato, ndryshe do të ketë gjoba.
Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit????
Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.
