Skip to content

“Pse tani e jo më parë?” / Rama u përgjigjet qytetarëve për lirimin e hapësirave publike

edi rama rama

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët.

Kreu i qeverisë njoftoi se komunikimi i radhës do të zhvillohet nesër në orën 08:30 dhe tema do të jetë lirimi i hapësirave publike.

Postimi i Ramës:

Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një SY M’SY?

NESËR pra, që në mëngjes, LIVE padyshim, KËTU ku tjetër.