Skip to content

Tepelenë, hajduti hyn në stan dhe vjedh një shumë parash

Capture 146 750x375 1

Tepelenë, 21 korrik 2025 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, në lidhje me një rast vjedhjeje të ndodhur më datë 20.07.2025, në fshatin Veliqot.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në stanin e bagëtive në pronësi të shtetasit R. B., 26 vjeç, është vjedhur një shumë parash. Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj vepre penale.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.