Skip to content

FOTO/Asfiksimi i dy zjarrfikësve në Dukat, si paraqitet gjendja e tyre! Ministri Vengu mbërrin në spital

aksion 2

Tre zjarrfikës të cilët po punonin për shuarjen e vatrës së zjarrit në Dukat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësorë për shkak të asfiksimit.

Tre zjarrfikësit, Luan Kapaj, Andrea Lala dhe Dëfrim Bilali, kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin e Vlorës pasi kanë pasur probleme me asfiksimin nga tymi. Aktualisht, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe e stabilizuar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i ka vizituar nga afër dhe ka theksuar se efektivët janë jashtë rrezikut pas përballjes me flakët. Ndërkohë, zjarrfikësi Luan Kapaj ka rrëfyer momentet e para të ngjarjes, duke folur për ndihmën e shpejtë që kanë marrë dhe për situatën e vështirë në malin e fshatit Dukat.

4157487