Një person i plagosur me thikë është paraqitur në spitalin e Traumës rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.
Bëhet me dije se i plagosuri, 24-vjeçari Arben Ujka, ka plagë në gjoks dhe kofshë, sipas mjekëve të shkaktuara nga një mjet prerës.
I riu nuk ka pranuar që të tregojë autorin apo shkaqet e ngjarjes, para hetuesve të Policisë.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
