Skip to content

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nënshkruan marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut fotovoltaik të Belshit.

Ajo tregoi procedurat, afatet dhe vlerën e investimit të projektit në fjalë.

“ Ky është një projekt shumë i dashur për ne të ministrisë, sidomos për KESH. Është ngjizur në periudhën e krizës energjetike, ku  BE dhe përfaqësuesit e BE hapën një thirrje për projekte të dedikuara për ngritjen e kapaciteteve për projekte të rinovueshme. Kjo thirrje rezultoi e suksesshme për ne, sepse arritëm të marrin një mbështetje granti, 9.58 milionë euro, që është 23% e vlerës investimet, ndërkohë e shoqëruar nga një hua nga BERZH, që ekuivalon në 30 milion euro. BERZH, që tashmë partner i konsoliduar në sektorin tonë energjetik. Projekti ka afate të mire caktuara, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të përgatitemi për thirrjen ndërkombëtarë për ndërtimin e  këtij parku, kompania fituese duhet të që brena 6 muajsh duhet të dorëzojë projektin e detajuar dhe  më pas 12 muaj janë të mjaftueshëm për ndërtimin e kësaj vepre”, tha ajo.